Zvicra merr Vendimin e ri për Masat, Ja çfarë u Vendos

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset planifikon të shtrëngojë masat e koronavirurit deri në Krishtlindje. Por vetë festa familjare do të mundësohet të festohet pa shumë telashe.

BAG u ka dërguar të hënën kantoneve një deklaratë rreth kufizimeve të reja. “Tage sAnzei ger” raporton rreth kësaj, duke u shprehur se e disponon dokumentin përkatës.

Në këtë dokument shihen masa të reja për takimet në familje private dhe restorante, transmeton albinfo.ch. Këto masa do të ashpërsohen dhe si të tilla do të vlejnë deri më 23 dhjetor.Me kufizimet e reja duhet të zvogëlohen infeksionet me koronavirus deri në Krishtlindje në mënyrë që pastaj të bëhet i mundur festimi familjar pa brenga, pa u frikësuar për ndonjë rritje më të madhe të numrit të infe ksioneve.

Kjo masë mbështetet në të ashtuquajturën “mini karantinë” që po zbatohet në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Por versioni gjerman është megjithatë pak më i rreptë: ai lejon që për të festuar të takohen vetëm pesë persona nga dy familje. Në Zvicër, do të lejohen maksimalisht 10 persona nga dy familje.