Zvicra merr Vendimin e Papritur për Mërgimtaren Shqiptare!

Në mbledhjen e ardhshme të asamblesë së komunës Kaisten, kantoni Aargau, do të shqyrtohen dhjetë kërkesa për shtetësinë zvicerane.Për gjashtë prej tyre, ekzekutivi i komunës rekomandon pranimin nga asambleja, Ndërkaq, po ky ekzekutiv rekomandon hedhjen poshtë të aplikimit të një nëne 40-vjeçare nga Kosova, me tre fëmijët e saj.

Burri i saj ka lejen e qëndrimit B dhe “nuk dëshiron e as nuk mund të natyralizohet”, thuhet në dokumentet e aplikimit.Nga ana tjetër, gruaja e tij aplikon për shtetësi në Kaisten për vete dhe tre fëmijët, 10 vjeç, 7 vjeç dhe gjashtë muaj, të gjithë të lindur në Rheinfelden.

Ajo jeton në Zvicër që nga viti 1995 ndërsa në Kaisten, që nga viti 2012. Ajo në protokoll përshkruhet si miqësore dhe si një person që gjithmonë i përmbush detyrimet e saj financiare.Në mars të këtij viti është zhvilluar një diskutim i përbashkët midis ekzekutivit të komunës dhe familjes.

Si rezultat i kësaj, aplikantja ka kërkuar që kërkesa e saj të shqyrtohej në kuvendin komunal. Në kërkesën e tij të rekomanduar për refuzim, këshilli bashkiak (ekzekutivi) deklaron se nuk është shprehur, në parim, kundër natyralizimit të familjes.