Zvicra heq masën e kara ntinimit, mërgimtarët i’a mësyjnë vendlindjes


Brenda katër ditëve të ardhshme, në aeroportin e Prishtinës pritet të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë”, kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell KlanKosova.

Zyrtari për informim i Aeroportit të Prishtinës, Bujar Gashi, në një prononcim për klankosova.tv ka thënë se ky numër i rritur i mërgimtarëve që mësyjnë Kosovën, vjen për shkak se Zvicra e ka hequr masën e karantinimit për qytetarët që kthehen nga Kosova në Zvicër.

“Kjo është informatë e saktë ashtu siç e ka thënë edhe ministri Zemaj – është totali i udhëtarëve që vijnë edhe shkojnë brenda këtyre 4 ditëve (nga e shtuna deri të martën). Me lehtësimin e masave nga shteti Zviceran për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë Zvicër-Kosovë, vërehet një numër relativisht i madh i udhëtarëve”.

“Duke pasur parasysh se këto ditë janë edhe ditët e pushimit të shkollave në Zvicër, gjatë këtyre katër ditëve pritet të vijnë rreth 20 mijë mërgimtarë. Në kushte normale ky numër nuk është edhe aq i lartë, por është më i larti pas lirimit të masave.

“Shpresojmë që edhe Gjermania ta marrë një vendim të ngjashëm sikurse Zvicra në mënyrë që mërgimtarët ta kenë më të lehtë udhëtimin drejt Kosovës”.Ngjashëm është shprehur edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka shtuar se me heqjen e masës për kufizim të lëvizjes, mërgimtarëve iu mundësohet që të kalojnë disa ditë në kushte më normale në Kosovë.