Ekskluzive: Zvicer të premten, qeveria do të shpallë ashpërsimin e madh, Ja çfarë do vendoset…

Të premten e ardhshme, Këshilli Federal do të vendosë mbi masat e mëtejshme për të luftuar pandeminë”. Megjithatë, as Berset dhe as Engelberger nuk kanë zbuluar për publikun se çfarë planesh specifike kanë propozuar kantonet.Por, hulumtimi i bërë nga nga gazetat CH Media tregon.

“Qeveria federale dëshiron të instalojë një ë ashtuquajtur “sistem semafori” dhe, në varësi të
zhvillimit epidemiologjik, të vendosë kufizime të mëtejshme”. Sistemi i semaforit është i lidhur me këta katër tregues: incidencën 14-ditore, vlerën riprodhuese, shkallën e pozitivitetit në teste dhe ngarkimin e sistemit shëndetësor.

Berset dhe Engelberger e bënë të qartë se jeta e qytetarëve së shpejti do të kufizohet edhe më tej, se restorantet, për shembull, pas vetëm pak ditësh mund të mbyllen. Engelberger e ka thënë kësaj radhe më qartë se kurrë se drejtorët e shëndetësisë duan që Këshilli Federal të shtrëngojë masat. Ndryshe, sipas dokumentit të konsultimit, Këshilli Federal do të vendosë për masa shtesë për herë të parë më 28 Dhjetor dhe herën e dytë më 5 Janar. Kështu do të duken tri shkallët e përshkallëzimit të masave.

E njëjta gjë vlen për ambientet e aktiviteteve të kohës së lirë dhe sportive si tenisi. Institucionet kulturore dhe argëtuese gjithashtu mbesin të mbyllura. Shkalla e përshkallëzimit 2: Parasheh kufizime të kapacitetit në dyqane: Vetëm një numër i caktuar i njerëzve lejohen të hyjnë në një dyqan në të njëjtën kohë.