Zvicer/ Aeroporti i Cyrihut merr vendimin e rëndësishëm, prej sot…

Aeroporti i Cyrihut tani po ofron edhe teste të shpejta për ko vi ds. Shtupat e hundës, të nevojshme për këtë lloj testimi merren në bashkëpunim me një farmaci në ish-zyrën e ID-së në Ch eck-in 2 të aeroportit , por vetëm pas kontaktimit paraprak me telefon.

Në këtë mënyrë, qendra për testim dëshiron të shmangë grumbullimet e mëdha të njerëzve, prandaj është i nevojshëm para-regjistrimi me telefon, njoftohet nga aeroporti.

Testet e shpejta kryhen nga stafi i farmacisë ndërmjet orës 11.30 dhe 13.30 pasdite, transmeton albinfo.ch. Rezultati i testit është i disponueshëm pas vetëm rreth 15 minutash.

Megjithatë, për të bërë testin, udhëtarët duhet të tregojnë nëse destinacioni i tyre i udhëtimit pranon testin e shpejtë.