Zbulohet Plani/ Nga Data 9 Nëntor Shqipëria sërish në Karanttinë, Ja si do Funksionojë

Komiteti teknik i ekspertëve i ka kërkuar qeverisë mbyllje të pjesshme, bazuar në shifrat në rritje të inf ektimeve me k0ronavi rus.Sipas burimeve të gazetës Reforma, skenari që diskutohet propozon së pari, baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 18:00 e pasdites deri në 06:00 të mëngjesit.

Mbyllja pritet të fillojë që nga dita e hënë, datë 9 nëntor, ndërsa orari i kufizimeve për daljen nga shtëpia mund të vendoset në varësi të shifrave të inf ektimeve gjatë këtyre ditëve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të enjten mbylljen e universiteteve dhe konvikteve të paktën për 1 muaj, ndërsa zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se po diskutohet mbyllja e lokaleve në zonën e ish-bllokut duke filluar nga ora 22:00.

Shumë shtete të Europës si Italia, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe vendosën rregullat e reja të kufizimeve për të para ndaluar përhapjen.