“Zbulohet i dashuri ish-ministër i Eli Farës, takohen fshehur në New York”

Por si të mos mjaftonte kjo, një tjetër ish-ministër po përflitet për aferën e tij dashurore me këngëtaren e serenatave korçare, Eli Farën.

Ish-ministri i mjedisit, Fatmir Mediu, i dashuri i fshehtë i këngëtares që s’u plak kurrë.Ai madje e ka punësuar në atë periudhë Elin pranë ministrisë së tij, asaj të mjedisit.

E kjo nuk është ndonjë problem i madh ndoshta, por ajo që bën përshtypje është fakti se këngëtarja kalonte një pjesë të madhe të kohës jashtë vendit.Eli Fara, në atë periudhë qëndronte më shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ndërkohë, rroga në bordero i kalonte çdo muaj.

Edhe pse puna e bërë nga ajo në ndihmë të mjedisit, mund ta imagjinoni vetë se në ç’nivele ishte.Disa vite më parë ishte spekuluar për një lidhje të mundshme mes këngëtares Eli Fara dhe asokohe ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mirëpo, gjithçka kishte kaluar pa bujë.