Voziti autobusin drejt Gjermanisë 31 orë pa ndal, shoferit kosovar i ndodhë e papritura

Voziti autobusin drejt Gjermanisë 31 orë pa ndal, shoferit kosovar i ndodhë e papritura. Drejtoria për kontrollimin e mjeteve të rënda në Koblenz ka ndaluar një autobus nga Kosova që udhëtonte në linjen Pejë-Dortmund. Realizimi i kontrollimit është bërë në Monmtabaur në autostradën A3.

Gjatë kontrollimit të biletave ishte konstatuar se autobusi ishte nisur nga Peja më 11 nëntor në ora 7:00 të mëngjesit.

Shoferi kishte deklaruar se në autobus ishte edhe një shofer i dytë, por më pas u vërtetua se ishte edhe një i tretë që gjendej aty.