Vjen lajmi i keqq për liberalizimin e vizave, shtyhet edhe për dy vjet – kjo është arsyeja

“Dështimi i këtyre rasteve është jashtëzakonisht i madh. Këto raste do të prishen. Republika e Kosovës për 24 muaj do t’’u shtyhet çdo proces i liberalizimit të vizave.

Faktori ndërkombëtar ka bërë përpjekje të mëdha ta kthejë këtë vendim, nëse kjo nuk do të ndodh faktori ndërkombëtarë nuk do të harrojë dhe do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave”, tha Miftaraj.Ai ka deklaruar se skandali i vjedhjes së dy milionë eurove.

Eshte vetëm një për qind e skandalit që ka ndodhur nga Qeveria Hoti. Miftaraj e sheh si skandaloze edhe vendimin për shfuqizimin e task-forcës që merrej me luftimin e korrupsionit në vend.

Miftaraj në Interaktiv të KTV-së ka thënë se deklarimi i Hotit lidhur me shfuqizimin e task-forcës kundër korrupsionit, ishte një adresim i dobët dhe amatoresk. Ai ka potencuar se Hoti nuk kishte koordinim me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme.