“Vjehrrii më përzuri nga shtëpia”, 23-vjeçarja nga Shkodra rrëqeeth me historinë

Dua të them se është diçka momentale, kjo bashkëjetesë ka një vit që zgjat dhe shumë shpejt duam të marrim një shtëpi tonën. Natyrisht unë jam mikeshë dhe si e tillë sillem, përpiqem gjithmonë të jem diskrete, e kujdesshme, e sjellshme dhe të respektoj “të zotët e shtëpisë” .

Për të shkuar më mirë në thelb të historisë unë me nënën e tij kam një marrëdhënie shumë të bukur, të tillë e kemi pasur që në fillim, ndërsa me të atin fillimisht dukej se po shkoni mirë gjërat, por me kalimin e kohës ai kundrejt meje sa vinte dhe distancohej. Ishte më i ftohtë dhe unë gjithnjë rrija si në gjemba kur isha me të. Kam provuar në të gjitha mënyrat që ai të më pëlqejnë, por gjithçka ka qenë e kotë.

Kohët fundit ai ka qenë shumë nervoz, ishte harbut me të gjithë dhe pikërisht ditën kur kupa u mbush dhe filloi të derdhej ishte kur unë dhe i dashuri im patëm një diskutim. Për fat të keq unë kam defektin që e kam zërin pak të lartë dhe kur jam nervoze, ose bëj një diskutim duket sikur bërtas dhe atë ditë ndodhi e njëjta gjë.

Ishim në pikën, ku u derdh kupa. Babai i tij ndërhyri, ashtu si kishte bërë edhe 4, apo 5 herë të tjera, por këtë herë ishte shumë i inatosur dhe ne i kërkuam menjëherë falje se mos ndoshta e kishim shqetësuar.

Si fillim e kishte me djalin e tij pastaj filloi me mua duke bërtitur dhe duke më thënë se vetëm duhet të mbyll gojën, se të lë djalin e tij nuk më intereson. Atëherë u revoltova edhe unë, sepse nuk mendoj se ai mund të ketë të drejtën që të gjykojë ndjenjat e mia.

Ndoshta mund të shprehte se e irriton fakti që na dëgjon duke u zënë, por nuk mund të gjykojë, sepse ai nuk është në brendësi të marrëdhënies sonë. Ai sapo pa që unë po mbrohesha doli nga kontrolli, filloi t’i thoshte djalit të tij se duhet të më linte, që jam e çmendur, që do ta shkatërrojë dhe unë duhet të dilja nga shtëpia.