“Vjehrri më përzuri nga shtëpia”, 23-vjeçarja nga Shkodra rrëqeth me historinë

Si fillim e kishte me djalin e tij pastaj filloi me mua duke bërtitur dhe duke më thënë se vetëm duhet të mbyll gojën, se të lë djalin e tij nuk më intereson. Atëherë u revoltova edhe unë, sepse nuk mendoj se ai mund të ketë të drejtën që të gjykojë ndjenjat e mia.

Ndoshta mund të shprehte se e irriton fakti që na dëgjon duke u zënë, por nuk mund të gjykojë, sepse ai nuk është në brendësi të marrëdhënies sonë. Ai sapo pa që unë po mbrohesha doli nga kontrolli, filloi t’i thoshte djalit të tij se duhet të më linte, që jam e çm endur, që do ta shkatërrojë dhe unë duhet të dilja nga shtëpia.

Natyrisht shkova menjëherë në shtëpinë time. Si përfundoi? Nuk e di as unë, por nuk shkel më në shtëpinë e tyre. Ai vazhdon të më gjykojë dhe nuk e kupton se unë duhet të mbrohesha dhe se ai u tregua i paedukatë dhe agres ivë.I dashuri im foli, por nuk gjen dot mënyrë që ai të kuptoj që gaboi. Nuk e di se çfarë të bëj, ndjehem shumë keq dhe është një situatë që nuk e duroj dot. Është shumë e padrejtë.

I shkrova një letër ku i hapa zemrën time duke hequr dorë nga krenaria, nuk mora asnjë përgjigje. Ndoshta duhet të pres akoma duke qenë se nuk ka kaluar as edhe një muaj. Çfarë duhet të bëj tjetër? Ai është një burrë i veçantë për nga karakteri, i ashpër dhe egoist dhe nuk ka një marr ëdhënie të mirë me djalin.