Vjehrra italiane përfiton nga shqiptarja e shurdhër? Motra: “I marrin pensionin!”

Historia e një 19-vjeçareje shqiptare që quhet Antonela Zenelaj është trajtuar nga emisioni “Le Iene”. Antonela është e shurdhër dhe ka lindur me prapambetje mendore. Në vitin 2017, në një takim me të rinj shurdhmemecë në Romë, ajo njohu Xhovanin, një djalë nga Napoli me të cilin u dashurua.

Pak muaj më vonë, vajza u largua nga banesa, ndërroi numrin e telefonit dhe fshiu të gjithë të afërmit nga rrjetet sociale. Motrat e saj dyshojnë se Antonela është manipuluar nga nëna e Xhovanit, e cila e mban vajzën në një banesë në Napoli, vetëm për të përfituar nga pensioni që ajo merr, që shkon në rreth 900 euro në muaj.

Gazetarët e emisionit “LeIene”arritën të gjenin shtëpinë ku qëndron vajza, por ajo nuk pranoi ta hapte derën.Në Vlorë motrën e 19-vjeçares, e cila shprehet e bindur se vajza është manipuluar nga nëna e të dashurit të saj, e cila e ka bërë të besojë se familja nuk e do.

Emisioni “LeIene” komunikoi me nënën e Xhovanit, e cila tha se pretendimet e familjes për prapambetjen mendore të vajzës nuk janë të vërteta. Sipas saj, të rinjtë janë maxhorenë dhe kanë të drejtë të jetojnë bashkë.