Vetem 3 filxhanë të këtij çaji në ditë, do t’ju bëjnë të humbisni 8 cm në bel

Ju duhen 3 filxhanë të këtij çaji në ditë, do t’ju bëjnë të humbisni 8 cm në bel.

Rënia në peshë dhe ngushtimi i perimetrit është një nga sfidat më të mëdha me vetveten. Së pari ju duhet vullnet i hekurt dhe së dyti ndjekja e një diete të shëndetshme në mënyrë strikte. Ja një çaj që do t’ju ndihmojë të humbisni rreth 8 cm në zonën e belit për pak javë. Gjithçka që ju duhet janë :

1 qese çaj jeshil,1 shkop kanelle

disa gjethe dafine.

Të gjithë përbërësit e këtij çaji ju ndihmojnë të digjni yndyrnat dhe të përshpejtoni metabolizmin. Merrni rreth 800 ml ujë dhe valoni kanellën dhe gjethet e dafinës për pak minuta. Më pas shtoni bustinën e çajit jeshil dhe lërini të qëndrojnë sëbashku për 10 minuta. Sapo të zgjoheni pini një filxhan të këtij çaji, ai do t’ju përshpejtojë metabolizmin.

Filxhanin e dytë pijeni 1 orë para drekës dhe të tretin 1 orë para se të shkoni të flini. Rezultatet do të jenë të dukshme që pas 7 ditësh.

Në mënyrë që ky çaj të funksionojë siç duhet dhe të bini më shumë në peshë, do t’ju këshillonim të mbanit një dietë të shëndetshme dhe të bënit aktivitet fizik.