Van de Beek hedh poshtë mundësinë e transferimit te Reali i Madridit

Gjithsesi Van de Beek po kërkohet edhe nga skuadrat angleze, derisa në verë mund të largohet.

Reprezentuesi holandez i ka thënë medieve të këtij vendi se nuk ka marrëveshje deri më tani me asnjë skuadër.
Në anën tjetër Ajax po synon ta mbajë në skuadër së paku edhe për një vit tjetër lojtarin, pasi shitjes së Hakim Ziyech te Chelsea.

Një gjë e tillë duket shumë e vështirë duke parë interesimin e skuadrave të mëdha për lojtarin.

PSG, Real Madrid,Bayern Munich dhe Manchester United janë katër skuadrat e mëdha që e duan holandezin.