Vajza shqiptare që u martua me një indian, ja çfarë ndodh në ditën e dasmës…


Në një intervistë në ” Rreze dielli’’ trajtuam një histori të veçantë, e cila edhe njëherë na tregoi se dashuria triumfon mbi gjithçka. Elsa Nilaj është vajza nga shkodra, e cila prej disa vjetësh jeton në Indi, me bashkëshortin e saj indiann.

” Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook, ishte diçka e rastit, dicka që ndodhi nuk na kishte shkuar mendja që të ndodhte dicka e tillë. Vishali nuk dinte për Shqipërinë shumë, pak ose aspak. Edhe unë për Indinë, nuk isha ajo vajza që më pëlqente ajo kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bolliwoodin. Ajo ndodhi, ne filluam të flisnim rastësisht Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim e po ashtu edhe unë isha duke u marrë me disenjimet e mia si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin.

Fotografi që kishim hedhur në Facebook dhe ashtu filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin’’, shprehet Elsa për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj indian.

Më pas tregon se si vazhdoi lidhja e tyre, duke bërë që Vishal të udhëtonte drejt Shqipërisë për të njohur nga afër vajzën që ia kishte rrëmbyer zemrën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duket se gjithcka shkoi shumë mirë, pasi ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë në shtëpinë e Elsës dhe pas një kohe të shkurtër, erdhi dasma të cilën Elsa e përshkruan kështu:

” Fillimisht bëm dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte dicka për mua shumë e cuditshme, por edhe këtu bëmë dasmën me ritualet e fesë hindu’’, shprehet Elsa Nilaj.