Urime tani liberalizimi i vizave për Kosovën është afër

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg është shprehur optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodh një të ardhme të afërt

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, pas takimit që ka pasur të martën në Vjenë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Austria ka mbështetur Kosovën gjithmonë, edhe para luftës së Kosovës.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit i takojnë BE-së. Unë shpresoj se për një kohë të shkurtër të ndodh liberalizmi i vizave për Kosovë”, ka thënë ai pas takimit me ministren Gërvalla.Po ashtu, ai ka përmendur normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.