Urime! Lajm Fantastik për Shqiptaret në Gjermani…


Mësimit të gjuhës shqipe në Gjermani do t’i shtohet edhe një shkollë e gjuhës shqipe, e cila do të hapet në Offenbach të Gjermanisē.

Lajmin e ka bërë të ditur z. Shaip Ademaj, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.“Sapo morëm një lajm të mirë për hapjen e shkollës shqipe, në këtë ditë historike për të gjithë komunitetin shqiptar në Offenbach dhe rrethinë”.Ditë më parë në një takim pune me konsullatën e përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu, ku qëllimi i takimit ishte mundësia për hapjen e shkollës shqipe në Offenbach.

Sot, morëm një lajm shumë të mirë nga Ministria për Arsim dhe Kulturë në Offenbach, të cilin po e ndajmë me ju, sepse është miratuar kërkesa jonë. Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë! E në veçanti për kontributin e dhënë z. Naim Podvorica, z. Bujar Dërguti, z. Naim Gashi”, ka shkruar Ademaj.