U “zhduk” nga televizioni pas videos in.time, zbulohet sekreti i Inis Gjonit! Ja çfarë ka fshehur ajo për një kohë të gjatë

Inisi ka listuar 20 gjërat që njerëzit nuk i dinë për të dhe ajo ka bërë një rrëfim shumë interesant në vetën e parë, që nuk duhet ta humbisni.

Prej vitesh, harroj çdo ditëlindje të familjes, përfshirë edhe timen. E vetmja që bën përjashtim, është ditëlindja e Coco Antonel, dita më e bukur e jetës sime.

Nuk bëj palestër, por një herë në ditë, i ngjis shkallët në këmbë deri në shtëpi. Dhe unë e kam shtëpinë në katin e tetë. Kur më pëlqejnë një palë këpucë blej tre palë në të njëjtin model dhe ngjyrë. T’i kem, se nuk i dihet (qesh). Nëse nuk do isha marrë me art, do vdisja të bëhesha arkeologe ose shkencëtare. Më pëlqejnë shumë zbulimet.

Ka vite që nuk shoh asnjë program ose film në televizion, përjashto rastet kur marr ndonjë porosi nga miqtë dhe familjarët. E vetmja gjë që më merr vëmendjen nga ekrani janë kukullat e Coco-së dhe dokumentarët. Këto të fundit, mund t’i shoh për orë të tëra dhe të mos mërzitem. Jam një gjumashe e pandreqshme… Do jepja gjithçka që të flija gjumë në mëngjes, por që prej lindjes së Coco kam kohë që nuk e di se ç’do të thotë të flesh gjumë deri në orën 10. Maksimumi që kam arritur, ka qenë 9-ta (qesh).