U thonë të bukurit e Turqisë dhe aktorë me famë, po ata e kanë thënë me të madhe dhe krenari: Ne jemi shqiptarë!

U thonë të bukurit e Turqisë dhe aktorë me famë, po ata e kanë thënë..

Ata janë aktorët më të famshëm në Turqi, por me rolet e tyre kanë fituar zemrat e audiencës në shumë vende të botës.

Serialet turke arritën të thyenin rekorde shikueshmërie edhe në Shqipëri. Ajo që është me interesantja është fakti që shumë nga aktorët më të njohur në Turqi janë me origjinë shqiptare.Kivanç Tatlitug, aktori shumë i suksesshëm, i njohur ndryshe si Brad Pitt i Turqisë, ka pranuar në një intervistë se babai i tij është me origjinë nga Prishtina.

Kivanç është i njohur për rolet e tij në serialet “Dashuri e Ndaluar”, “Kuzey dhe Guney”, “Menekshe dhe Halil” etj, të transmetuara në Tv Klan dhe së fundmi e shohim në “Ironia e Fatit”.

Can Yaman është një nga aktorët më të përfolur, jo vetëm në shtetin turk, por edhe në Europë, Itali dhe Spanjë, ku ka patur një numër të roleve në seriale si “Zog i hershëm”, “Hëna e Plotë”, etj. Ai ka pranuar se të dy gjyshërit e tij janë me origjinë shqiptare.

Engin Altan Dyzyatan, aktori shumë i përfolur në Turqi, por që u bë shumë i famshëm edhe në Shqipëri me rolin e tij kryesor në serialin “Ertugrul” ka deklaruar në mediat turke se ka lidhje me Shqipërinë, pasi prejardhja e tij është shqiptare.