U martua për Letra në Gjermani, Por u tro.nditt kur e zbuloi të vërtetën se burri i saj…(Pamje)

Ata u pëlqyen dhe Gazi kërkoi të fejohen dhe menjëherë të martohen. Shoqja ime pranoi këtë dhe muhabetin bashkë me mua e hapëm në familje. Babai pranoi dhe i tha që të thërras djaloshin bashkë me familjen për tu njoftuar. Ato ditë kishte lumturi dhe gëzim në familje.

Por edhe shoqja ime Maki, ishte e lumtur.Por shpesh ajo ishte e çmendur pas një aktori të një seriali të njohur turk „Dashuri e humbur“. Ajo më tregonte se aktorin e shihte në ëndërr dhe e donte ta kishte e ta prekte.Kaluan dasma e ceremonitë dhe Maki shkoi në Gjermani bashkë me Gazin.

Dëgjohesha në telefon, shkruaja në facebook dhe gjithçka më thoshte se shkon mirë. Por një ditë më çon një foto në viber, dhe papritmas fshijë sytë shoh një fytyrë të një njeriu që ishte 100 për qind si aktori turk. I thash mos e takove.

Buzëqeshi dhe tha më tha „po“. Në bisedë e sipër ma shpjegoi ngjarjen dhe se sipas saj personi ishte një turk që ishte kopje e aktorit, si në pamje të jashtme e në stil.Ajo ishte dashuruar tmerrësisht dhe nuk mund ta ndaloja. I kishte shkuar në tavolinë një ditë turkut, i cili e pinte kafenë në qendër të Hamburgut.

Turku ishte rreth 40 vjeç dhe ai kishte pranuar se jetonte i vetëm dhe e donte Makin. Pas tradhtive të shumta, Maki një natë iku duke e lënë Gazin. Ikja e saj u bë duke mos lënë asnjë gjurmë. Ajo edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku është. Gazi është dorëzuar dhe pas hidhërimit të madh dhe porosisë se do ta vriste, tanimë është pajtuar dhe ka nisur një jetë tjetër me një të fejuar të re, që është po ashtu shumë vajzë e mirë.