U hapet shpesh goja dhe nuk po dini se nga u vjen ky shqetesim? Keto jane disa nga çrregullimet te cilat tregojne
Studimet më të fundit thonë se hapja e gojës është një aktivitet i lidhur me temperaturën e trurit. Kur truri bëhet më i ngrohtë se temperatura homeostatike (e qëndrueshme) mund të hapet goja për ta ftohur. Teoria është se gjaku në trup, më i ftohtë, kalon në tru, ndërsa ai i ngrohtë del nga truri përmes venave jugulare.
Nëse hapja e gojës është e lidhur me një gjendje lodhjeje apo gjumi, në disa raste frekuenca e saj është e shpeshtë; shpjegimi më i zakonshëm bëhet pikërisht ai i lidhur me lodhjen dhe mërzinë, por mes shpjegimeve patologjike sipas MedLinePlus shkaqet kryesore të mundshme janë:
Çrregullime të lidhura me përgjumje të tepërt gjatë ditës (si për shembull mungesa e gjumit apo sasia e duhur e pushimit) Reagimi vazovagal (stimulimi i një nervi të quajtur nervi “endacak”) i shkaktuar nga një infarkt Probleme cerebrale si tumori, iktus, epilepsia, skleroza multiple efektet e padëshirueshme të disa ilaçeve, si disa antidepresive.