U betua si Presidente e Kosovës sot, flet Vjosa Osmani: Vendi po kalon ditë të…

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë në adresimin e saj të parë në këtë pozitë, se në këtë kohë kërkohet një lidership i fuqishëm.

Ajo ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë afër njëri-tjetrit.“Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet dhe besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët – Republikës sonë.

“Vendi ynë ka kaluar sfida të shumta gjatë historisë, përfshirë edhe luftën e fundit, prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale dhe ta forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit tonë, sepse shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida duke i tejkaluar ato dinjitetshëm”. ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, veprimet e Speciales janë si rrjedhojë e obligimeve që Kosova ka pranuar.“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e Dhomave të Specializuara, janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar.