Ti je k***”! Nusja ak uzon vjehrrën: Më dh unon prej 10 vitesh. Reagimi: Ka lidhje me burra të tjerë dhe përdor dr ogë

Është 32 vjeç. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj në lëkurë nuk ka ‘make up’ por hematoma nga dh.una gati 10-vjeçare që përjeton nga vjehrra e saj.

Kjo është historia e Fabiola Gjonçaj e cila ishte sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Në datën 29 shtator pasi mori vajzën nga shkolla për ta shoqëruar në shtëpi Fabiola Gjonçaj u përball me dh.unën e së vjehrrës Violeta Gjonçaj.

65-vjeçarja në sy të mbesës së m.itur go.diste dhe of.endonte nusen e saj. Çështja u adresua në policinë e Tiranës dhe ajo i dha menjëherë urdhër mbrojtjeje, e cila u vlerësua edhe nga gjykata e Tiranës.

Ky ishte episodi i fundit i një dh.une që zgjat prej 10 vitesh, por që për hir të opinionit dhe të marrëdhënieve familjare nuk ishte de.noncuar më herët. 32- vjeçarja tregon se vetëm 2 muaj ka pasur marrëdhënie të mira me vjehrrën.

32-vjeçarja do të tregojë jetën e saj të vështirë mes dh.unës dr.ogës dhe paragj.ykimeve.

“Me bashkëshortin jam njohur në një qendër “Aksion+” ku ai trajtohej për lënien e h.eroinës ndërsa unë punoja. Aty u dashuruam dhe nisëm bashkëjetesën. Pasi erdha në Tiranë, vjehrra vetëm 2 muaj më priti mirë pastaj vetëm sh.err. Doja të jetoja më vete me burrin por nuk munda.

Me çfarë jetonte familja?
Unë punoja në call center. Më pas ika me burrin në Gjermani për azil. Jetuam 2 vite e gjysmë. Në fillim shkonim mirë pastaj ai i çonte lekët vjehrrës. Ajo na vinte aty. Shkelëm rregullat dhe na përzunë.

Kthimi në Shqipëri ishte f.atal?
Po sepse im shoq iu kthye he.roinës dhe kreu dhe vepra të tjera p.enale. Qëndruam 6 muaj në kërkim se ky kishte vj.edhur një brezore me 1.5 mln lekë. Vjehrra më ak.uzoi mua për këtë vj.edhje.

Çfarë ndodhi në 29 shtator?
Shkova të merrja vajzën nga shkolla dhe roja dhe mësuesja u ankuan sepse ajo kishte shkuar ta merrte vajzën pa mbaruar mësimi. Ajo donte ta merrte para meje sepse shkon në treg dhe vj.edh gjera.

Kur i ke mësuar këto?
Tani mi ka treguar vajza. Edhe para një jave kishte v.jedhur një palë pupa. I kam thënë edhe në polici këto.

Çfarë ndodhi më pas?
Sa hapa derën më of.endoi me fjalë të rënda. Vajza nga fr.ika mbylli derën. Vjehrra e g.oditi me sh.kelm më kapi nga duart dhe më go.diti me shk.elm. Kam dashur dhe më parë ta de.noncoj por më ka penguar im shoq. Ajo më ka nxjerrë jashtë edhe kur kam qenë 8 muajsh shtatzënë.

Reagon vjehrra
Pas a.kuzave të nuses së djalit ka reaguar vjehrra Violeta Gjonçaj. Ajo thotë se nusja e saj ka lidhje me djem të tjerë dhe përdor dr.ogë. “Ajo para 2 ditësh më g.oditi në kokë me një gjë të fortë”, deklaroi ajo në emision.
Më pas zonja Violeta tha që t’i referohen policisë dhe u largua nga telefoni.