Thellohet misteri i ngjarjes në Velipojë/ Indrit Bajraktari i martuar në Angli, çfarë e lidhte me Enisën dhe pse heshtin familjarët?!

Thellohet misteri i ngjarjes në Velipojë/ Indrit Bajraktari i martuar në Angli.

Teksa ende nuk ka një version zyrtar për rrethanat e njohjes së Enisa Dodës dhe Indrit Bajraktarit, detaje të reja kanë dalë për këtë të fundit dhe jetën e tij në Britaninë e Madhe.

25-vjeçari rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez, ndërsa kishte pak kohë që jetonte në Shqipëri. Kjo e shton akoma më shumë misterin e ngjarjes së rëndë, ku në rrethana të paqarta, Bajraktari doli disa orë pasi ishte futur në det me skaf bashkë me 17-vjeçaren Enisa Dodën, pa këtë të fundit, ndërsa kanë qenë kontraverse deklaratat e tij në hetuesi.

I riu momentalisht ndodhet në paraburgim ndërsa ditën e djeshme është pyetur nga hetuesit për rrethanat e ngjarjes. Bajraktari pretendon se vajza ka rrëshqitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det ndërsa bie në kontraditë me veten kur thotë më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur. Përveç kësaj ai ka dëshmuar në fillim se vajzën e ka marrë xhaxhai kur kanë dalë në breg diçka që është hedhur poshtë nga hetimet e deritanishme

Pòlícia bën me dije se e reja, e identifikuar si Enisa Doda ishte në Velipojë për pushime me familjen. Fax News ka raportuar më herë bazuar në burime jo zyrtare se dyshôhèt që të rinjtë janë njohur në Facebook ndërsa Bajraktari ishte emigrant në Angli.

Ajo çfarë dihet është se Bajraktari ka dalë në breg me çelsin e motorit me vete, ndërsa e reja është gjetur vetëm pasi pronarët e motorit të ujit që kishin marrë me qira kanë bërë denoncim në polici për shkak të kontraditave që ka shfaqur 25-vjeçari kur e kanë pyetur për vajzën se ku ndodhej.

Familjarët nga ana tjetër të cilët nuk kanë pranuar të flasin për median, nuk kanë sqaruar se në çfarë rrethanash vajza iu ka kërkuar të dalë me të riun dhe mikeshat e saj, pasi në det, me një tjetër motor uji, janë futur njëherësh edhe dy shoqet e Enisës, të cilat kanë rrëfyer se pas disa momentesh, kjo e fundit dhe Indriti ju kishin dalë nga sytë.