Temë e nxehtë në “Shihemi në Gjyq”, Ardit Gjebrea: Po ti e bën për ta bërë?

Ata kanë bërë vizita nëpër doktorët më të mirë dhe i thonë se jeni të rregull, por stresi mund të jetë i vetmi fajtor.

Pranvera e ka ftuar në këtë sallë ndërmjetësimi bashkëshortin e saj Edmondin dhe i kërkon që të heqë streset që ka, që të bëjnë një fëmijë sa më parë sepse po i ikën mosha.

Edmondi ka probleme me ish-gruan e parë që nuk ja lejon të shohë djalin e tij dhe ai e përjeton këtë situatë me shumë stres. Eni Çobani: Kjo është një temë delikate dhe e nxehtë. Ardit Gjebrea: Po pra, nuk e bëjmë dot pyetjen ashtu siç duam. Edmondi: Këto janë gjërat e Zotit, çfarë të bëj unë?

Eni Çobani: Sigurisht që janë të Zotit, por janë edhe të robit, edhe te tuat. Ardit Gjebrea: Ti atë që ke për të bërë e bën? Edmondi: Po s’bëhet llaf zoti Ardit.

Pranvera: Mua nuk më mungon asgjë nga Edmondi, më mungon vetëm familja. Dua të jemi si të gjitha familjet e tjera. Ai duhet të jetë më i qetë, t’i zgjidhë ato halle dhe probleme që ka me djalin avash avash dhe të mendojë edhe për mua që dua të bëhem nënë. Edmondi: Që kur e dëgjoi nga doktorët se është punë stresi, Pranvera thotë që ky është faji jot dhe pikë. Tani Pranvera e do me butonn.Eni Çobani: Sa të afërt jeni me Pranverën? Edmondi: Shumë të afërt jemi, nuk kam njeri më të afërt se Pranvera, e kam zemër, e kam shpirt, e kam çdo gjë.