Tek trileçja ky eshte perberesi qe shefat e kuzhines nuk e tregojne, prandaj dhe shija e saj eshte ndryshe ne pastiçeri

Përbërësit për pandispanjën : 250 gr miell,400 gr sheqer pluhur, 6 vezë, 5 gr vanilje, 125 ml qumësht lope, 1 lugë kafeje gjalpë, Pluhur pjekës (perberes i cili nuk tregohet nga shefat e kuzhines). Përbërësit për kremin me qumësht: 350 gr qumësht pluhur, 240 ml qumësht i kondensuar.

Përgatitja: Fillimisht përgatisim kekun. Ngrohim furrën në 180 gradë për 10 minuta. Lyejmë tavën më pak gjalpë dhe miell. Tava duhet të jetë e rrumbullakët me një diametër 23×33 cm. Në një tas rrahim të bardhat e vezëve derisa të formohet një krem i butë.

Shtojmë sheqerin gradualisht dhe vazhdojmë rrahjen derisa formohet një masë kompakte. Shtojmë një të verdhë veze që të formohet një krem i butë. Të njëjtën gjë bëjmë me të verdhat e tjera. Shtojmë dalëngadalë miellin, qumështin dhe pluhurin pjekës. Fillojmë i rrahim me shpejtësi që përbërja të mos humbasë volumin. E vendosim në furrë të piqet për 25 minuta. Krem karamelin mund ta blini të gatshëm që t’ia hidhni sipër trileçes suaj.