Të tjera masa kufizuese? Ja cfare po planifikon komiteti teknik per Shqiperine: Viti i Ri do..!!

Komiteti teknik i ekspertëve po diskuton mundësinë e aplikimit të masave të tjera kufizuese për të frenuar përhapjen e kor onaviru sit.Burime pranë tyre bëjnë të ditur se ndër propozimet e hedhura nga ekspertët janë, mbyllja më herët se ora 22 e mbrëmjes e të gjithë aktiviteteve.

Ndalimi i festimeve në grup për fundvit si dhe zgjatja e pushimeve dimërore për institucionet arsimore. Disa propozime janë që shkollat të mbyllen fundjavën e ardhshme për të rifilluar, më 11 janar.Megjithatë, çdo vendim që do të dalë nga komiteti do të bëhet publik në fillim të javës që vjen.

Ndërkohë, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini thotë se situata nga epidemia vijon të jetë kritike edhe pse ka një qëndrueshmëri sa i përket rasteve të reja.Tomini tregoi edhe arsyet e rritjes se rasteve në terapi inte/nsive dhe hum bjeve të jetës.

“Kjo periudhë e caktuar, qoftë nga rrjetet sociale dhe dhëniet e mesazheve të gabuara për mos t’u kërkuar ndihma spi/talore, bëri që shumë të rrinin në shtëpi edhe kur rekomandohej shtrimi ne pushim,shkruan ditorja.