Të gjithë e mbajmë shalqirin në frigorifer për ta ftohur: Nuk e keni idenë çfarë gabimi bëni!

Hulumtimi të cilin e ka bërë Ministria amerikane e Bujqësisë, tregon që të gjithë ne gabojmë kur para konsumimit shalqirin e fusim në frigorifer.

Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome në mënyrë që t’i ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur. Kur është i ftohtë, shalqiri hu mb shumicën e vitaminave dhe materieve ushqyese.

Edhe një gjë të cilën shkencëtarët e kanë zbuluar është që shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të vilet, mirëpo sërish – vetëm nëse e mbajmë në temperaturë dhome. Kur e fusim në frigorifer, ai proces dukshëm ngadalësohet.

Në kuadër të hulumtimeve shkencëtarët për 14 ditë shalqirin e kanë lënë në 21, 12 dhe 5 gradë dhe ka rezultuar që ata të cilët kanë qenë të ruajtur në 21 gradë kanë pasur 40 për qind më shumë likopene dhe nga 50 deri në 139 për qind më shumë beta-karoten.