Situata e rëndë, Dalin masa të reja për shqiptarët, dalje me orar dhe mbyllje të…

Kështu tha ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha se vendimi për masat e reja, vjen pas rritjes së numrit të rasteve me sëmundjen ko vi d-19, që shkakton k0ronavir usi.

Ndër masat e reja janë ndalimi i punës së qendrave tregtare nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Në të njëjtin interval kohor, të ndaluar aktivitetin e kanë edhe bizneset e sektorit të gastronomisë, përveç shërbimit “merre me vete”.

Po ashtu, Zemaj tha se është rekomanduar që të reduktohet stafi në institucionet publike dhe private si në nivelin qendror, po ashtu edhe atë lokal. Vetëm sektori i shëndetësisë dhe sigurisë do të punojë me kapacitete të plota.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare do të lirohen që të dalin në zyre dhe mund të punojnë nga shtëpia.Ndërkaq, personat mbi moshën 65-vjeçare, mund të dalin nga ora 06:00 deri në 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari, tha Zemaj, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.“Qytetarët nuk e meritojnë mbylljen që dëmton të gjitha fushat e jetës”, tha Zemaj në një konferencë për media, duke shtuar se këto masa do të shqyrtohen pas dy jave varësisht nga situata epidemiologjike.