Sistem i ri kontrolli kufitar për të vizituar vendet Schengen: Si mund të aplikojnë shqiptarët?


Komisioni Europian ka prezantuar sistemin e ri të kontrollit kufitar, i cili do të vihet në punë në fillim të vitit 2021.Sistemi i quajtur ETIAS do të shërbejë për të filtruar qytetarët e atyre shteteve që nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në një prej 26 vendeve të zonës Schengen.

Praktikisht, qytetarët që nuk vijnë nga vendet e BE-së, por që nuk kanë nevojë për viza për të vizituar vendet e BE-së, siç është Shqipëria, përpara se të udhëtojnë do të duhet të regjistrohen online në sistem.Si mund të aplikojnë qytetarët shqiptarë?Procesi për marrjen e një leje ETIAS për qytetarët shqiptarë është i thjeshtë dhe i shpejtë.

Aplikimi bëhet online nga çdo kompjuter apo celular që është i lidhur me internetin.Përgjigjia zakonisht dërgohet menjëherë në adresën e postës elektronike të aplikantit.Dokumentet që do t’i nevojiten shtetasve shqiptarë janë:Një pasaportë e vlefshme të paktën dhe për 3 muaj nga data kur udhëtari parashikon të vizitojë vendin;Një formë e vlefshme pagese për të paguar tarifën e aplikimit, të tilla si një kartë krediti ose debiti;

Një adresë emaili për të marrë njoftime në lidhje me statusin e ETIAS të aplikantit.Sapo të plotësohen të gjitha këto kërkesa, udhëtarët mund të vazhdojnë me aplikimin e tyre ETIAS.Në formularin e aplikimit, përveç gjeneraliteteve, do të kërkohen dhe të dhëna për udhëtimin, të dhëna për shëdentin dhe të shkuarën e tyre në rast se kanë pasur ndonjë problem me ligjin.

Aplikantët këshillohen t’u përgjigjen këtyre pyetjeve më sa më vërtetësi që të jetë e mundur, pasi që çdo informacion në formularin e aplikimit do të kontrollohet në bazat e të dhënave evropiane të sigurisë, siç janë Interpol dhe Europol.Nëse aplikanti zbulohet se ka shkruar informacion të pasaktë ose mashtrues, autoritetet e ETIAS kanë të drejtë të refuzojnë aplikimin.