Shtrëngohen kufizimet, nga 21 dhjetori deri më 6 janar lëvizja e qytetarëve do ndalohet për…

Masat per sezonin e festave, ndalojne grumbullimin e mesnatës dhe lëvizjen e qytetarëve, pasi numri i të v.d.e kurve nga vi rusi regjistroi një kulm të ri.

Kryeministri Giuseppe Conte tha se nga 21 dhjetori deri më 6 janar lëvizja e qytetarëve midis 20 rajoneve të Italisë do të lejohet vetëm për punë, arsye mjekësore ose emergjente.

Conte shtoi se udhëtimi ndër-qytetor është ndaluar nga Dita e Krishtlindjeve deri në ditën e Vitit të Ri, respektivisht nga 25 dhjetori deri më 1 janar, ndërsa kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22 deri në orën 05 do të vazhdojë të zbatohet deri më 6 janar, përfshirë nga ora 22 deri në orën 07 në ditën e festes.

Duke theksuar se ata nuk duan të kufizojnë blerjet, Conte tha se nga 4 dhjetori deri më 6 janar dyqanet mund të qëndrojnë të hapura çdo ditë deri në orën 21,ditorja.