Shqiptarja qe terhoqi vemendjen e Trump, njihuni me Sirenen tek…

Shqiptarja qe terhoqi vemendjen e Trump, njihuni me Sirenen tek.

Antoinette Kalaj është një nga shqiptaret e radhës që po korr sukses në botë.
Ajo ka lindur dhe është rritur në Bronx, por vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë.
Që në moshën 17-vjeçare, Kalaj filloi të merrej me modeling dhe ja doli të bënte fushatën e saj të parë për markën e rrobave ‘The Limited’.
Ky, dukej të ishte vetëm fillimi për një nga vajzat më të pasura shqiptare. Gjatë kohës që jetonte në Michigan, ajo nisi të merrte leksione aktrimi.

Ndërsa nuk vonoi shumë dhe u shfaq tek “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, në rolin e sirenës, ku spikati dhe vendosi t’i përkushtohej aktrimit me kohë të plotë duke u zhvendosur në Los Angeles.
Ndërsa projekti i radhës për të do të ishte ai në serialin e famshëm të “Gossip Girl”.
Filma të tjerë në të cilat ka marrë pjesë shqiptarja e lindur në Amerikë janë “Don Jon” në 2013-in krah aktorit Joseph Levitt dhe “Riddick” me Vin Diesel.Antoinette duket se ja ka dalë të tërheqë vëmendjen edhe të presidentit Donald Trump, pasi pak kohë më parë ai e uroi publikisht.