Shqiptari Βën Κërdί në Zvicër: Pasi u Μartua “Për Letra”, Dëbohet për Shkak të Βοrxheve (νίdeo)

Një shtetas shqiptar i moshës 33-vjeçare duhet të largohet nga Zvicra, pas dhjetë vitesh qëndrimi në vend. Ky vendim del nga një gjykim i Gjykatës Federale, botuar të premten.

Duke u martuar me një grua zvicerane, shqiptari kishte marrë një leje qëndrimi në Zvicër, në vitin 2011.Mirëpo, nga këndvështrimi i gjykatësve federalë, njohja e padiskutueshme e mirë e gjuhës gjermane nga ana e tij, nuk mjafton për të folur për një integrim të suksesshëm në rastin e 33 vjeçarit.

Ndër të tjera, ai nuk kishte treguar sukses në këtë drejtim në aspektin profesional. Nga qershori i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016 i përmenduri ka marrë ndihma sociale në vlerë prej 26.800 frangash.

Ai gjithashtu është mbështetur nga zyra e mirëqenies sociale nga prilli deri në qershor të vitit 2018. Në janar 2019, në adresë të tij janë regjistruar 26 zbatime të borxhit (nga zyra e përmbarimit) në shumën prej 46.200 frangash, si dhe 14 certifikata humbjeje të pashlyera, me vlerë të 23.100 frangave.

Pas ndarjes nga gruaja e tij, Gjykata e Qarkut në Weinfelden e ka detyruar të divorcuarin të paguante kontribute (alimentacionin) për tre fëmijët.

Në vitin 2015, zyra e prokurorit publik e kishte shpallur atë atë fajtor për ndihmën e ofruar në vjedhjet e rënda dhe banditeske, pas së cilës Zyra e Migracionit e Kantonit Thurgau e kishte paralajmëruar atë.

Në paraqitjen e tij në Gjykatën Federale, ai ka relativizuar gjegjësisht zvogëluar përgjegjësinë për aktet e tij të dhunës ndaj ish-gruas së tij, duke treguar se edhe ajo ishte bashkëfajtore.