Shqiptarët vua.jnë për një copë bukë, kurse ky zyrtar i lartë merr 7 rroga në muaj/ Rast i pa…

Një prej tyre është edhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. Express u sjell informacione rreth institucioneve ku punon i pari i IKSHP’së dhe të hyrave vjetore të tij.

Tash e 14 vite, Naser Ramadani, udhëheq me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Nga ky institucion, Ramadani merr 14 mijë euro çdo vit. Por, kjo nuk është paga e vetme që merr i pari IKSHP’së.

Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai pranon shtatë paga për çdo muaj.Përveç parave që merr nga IKSHP-ja, ai merr edhe rreth tetë mijë euro nga Universiteti i Prishtinës, mbi 1 mijë euro të tjera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, rreth 5 mijë e 300 euro nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe mbi 1 mijë e 700 euro nga Ministria e Shëndetësisë (nga Bordi i ShSKUK-së, Ramadani është shkarkuar nga Albin Kurti).

Te të dhënat e tjera, profesor Ramadani ka deklaruar se merr edhe rreth tetë mijë euro nga një kolegj privat dhe 9 mijë e 180 euro nga konsulenca KFOR-NATO.Në total, të hyrat vjetore të tij sillen rreth 48 mijë euro.Përveç Ramadanit, pagë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik merr edhe bashkëshortja e tij. Ajo paguhet mbi 10 mijë euro në vit nga Instituti, derisa merr edhe rreth 2 mijë euro nga trajnimet.

Tek pasuritë e paluajtshme, Ramadani ka deklaruar një banesë në vlerë prej 111 mijë e 528 euro, në pronësi të përbashkët, një banesë tjetër në vlerë 60 mijë euro dhe një shtëpi me truall në vlerë prej 150 mijë euro, që i ka në pronësi të përbashkët.