Shpesh e lini celularin te koka kur flini. Mësoni sa e dem.shme është kjo

Shumica prej jush ndoshta e kanë për zakon që para se të flini shihni telefonin celular, dhe më pas e vendosni atë pranë kokës.

Po t’i referohemi shifrave, janë në masë njerëzit që e bëjnë diçka të tillë. Sjellim në vëmendje një raport të Bankës së Amerikës, që në 2015 rezultonte se 71% e njerëzve flenë me ose afër telefonave të tyre.

Por çfarë thonë ekspertët për dëmet që mund të sjellë prania e telefoni pranë kokës.

Në nëntor të vitit 2018, Programi Kombëtar i Toksikologjisë, nga qeveria amerikane, përfundoi një studim 10-vjeçar, mbi efektet shëndetësore të ekspozimit ndaj rrezatimit celular.

Eksperimenti u bë me minjtë duke i ekspozuar ata në nivele të ndryshme të rrezatimit të radiofrekuencës, për gjatësi të ndryshme kohore dhe më pas ata panë se çfarë do të ndodhte.

“Studimet tona treguan se prania e rrezatimit në pajisjet e telekomunikacionit, mund të prodhojë efekte të pafavorshme biologjike”, thotë John Bucher, një prej autorëve të studimit dhe një shkencëtar i vjetër në Institutin Kombëtar të Shëndetit.

Sidoqoftë, Bucher thotë se mund të ketë ndonjë rrezik “të ulët” kur një telefon mbahet pranë kokës ose trupit. Ai thotë se këto rreziqe mund të rriten me “përdorimin e zgjatur dhe të vazhdueshëm”.

“Unë mendoj se ka prova bindëse që ekspozimi i rrezatimit elektromagnetik është me të vërtetë i dëmshëm”, thotë Joel Moskoëitz, drejtor i Qendrës për Shëndetin e Familjes dhe Komunitetit në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

Kështu që mirë është ta largoni telefonin gjatë gjumit.