Shoqet zbulojnë se janë ndërruar në spi tal para 28 vitesh, njëra prej tyre nuk do i shohë kurrë prindërit

Disa dyshime, më pas e vërteta, ndonëse banorët e fshatit të Kichanovo, në Rusi i kishin shfaqur më parë aludimet e tyre. Ekaterina ishte shumë ndryshe nga katër vëllezërit dhe motrat e tjerë, ndërsa Svetlana i ngjante çmend urisht Lyuba, motrës një vit më të madhe të Ekaterinës, me të cilën ishte lidhur shumë, sa që e konsideronte si motër.

Kështu dy vajzat vijuan të rriteshin bashkë, të frekuentonin të njëjtën shkollë, duke i besuar rastësisë për të njëjtën ditëlindje. Gjithçka zgjati për shumë vite deri kur Valentina Naidenko 66 vjeçe, bashkë me të shoqin e ndjerë Alexey,të cilët rritën Ekaterinën, i cili edhe më parë ka trajtuar raste ndërrimi fosh njash.

Pasi u morën kampionët, ekspertët zbuluan se Svetlana ishte vajza e Valentinës dhe motra e Lyuba dhe tre vëllezërve.Ndërkohë Ekaterina, ishte vajza e çiftit që kishte rritur Svetlanën, por që nuk pati mundësi të përqafonte prindërit e vërtetë, Raisa dhe Valentin Gachegov, të cilët ishin ndarë nga jeta pak vite më parë. “Ekaterina është rritur krejt ndryshe nga fëmijët e tjerë të mi.

Ishte e mbushur, jo e dobët si ata, por jam e lumtur që është e shëndetshme. Jam e lumtur që më në fund zbuluam të vërtetë. Svetlana është vajza ime, por edhe Ekaterina gjithashtu. E rrita vetë, e dua. Nuk do them kurrë që ajo nuk është e familjes time”,thaValentina.