Shokuese: Mërgimtarit i viidhen pesë mijë franga Zvicërane dhe një telefon (FOTO)

Një bashkatdhetare e cila ka ardhur për pushim në Kosovë nga Zvicra, ka qenë sot në qendrën tregtare në rrugën “Skënnderbeu” në Suharekë, por është tronditur kur rreth orës 16:00 është kthyer në parkingun e qendrës, ku e kishte parkuar veturën e saj me targa të huaja.

Njëri xham i veturës së saj ka qenë tërësisht i thyer dhe në veturë mungonte çanta e saj. Në çantën e cila është vjedhur, ajo ka pasur gjësende të saja personale. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i poliicisë për rajonin e Prizrenit.

Shaban Osmanollaj, i cili tha se në çantë mërgimtarja ka pasur një telefon në vlerë të 1 mijë frangave zvicerane, një kartelë të bankës dhe një sasi të madhe të parave kesh.

“Me datë dhe kohë të lartcekur, një qytetar në cilësinë e ankuesit raporton se kishte parkuar automjetin e tij VW Passat me targa Zvicerane në parkingun e Q.TInterex dhe pas një kohe kur ka dalë nga aty ka vërejtur se ia kanë thyer xhamin e derës ana e pasagjerit dhe aty kanë vjeedhur një çantë fem/rash,ditorja.