Shokuese: E strehoii në shtëpi, i dha bukë dhe veshje, Por ajo iа mori burrin, Ardit Gjebrea i…

Ja si Vera tregon historinë e jetës së saj: Më fejuan prindërit që në moshë të vogël. U njoha me burrin në moshën 14 vjeçe dhe ai më mbushi mendjen më rrëmbbeu.Unë me origjinë jam nga fshati Ndroq i Tiranës, dhe u martova në fshatin Romanat të Durrësit. Jetuam 17 vjet bashkë.

Nga kjo martesë erdhën 3 fëmijë të mrekullueshëm. Kishim vështirësi dhe vuajtje megjithatë ia dilnim për bukuri. Ish bashkëshorti im ishte hidraulik. Ai njihet me një familje që ishte zhvendosur nga Kukësi në Durrës, jetonin pranë nesh.

Në bisedë e sipër ata i flasin për vajzën e tyre e cila ishte martuar prej një viti dhe jetonte në një fshat të thellë në Kukës. Duke qenë se ne ishim shumë të dhimbsur nga natyra, burri im propozoi që ta merrte çiftin duke iu ofruar të qëndronte në një dhomatt e shtëpisë që kishte familja e tij.

Unë e pranova këtë gjë. Ata erdhën, ishin të dy të rinj. Sapo ishin martuar. Unë isha 30 vjeçe, burri im 40. Vajza që ne strehuam 20 vjeçe. Gjithçka shkonte shumë mirë në fillim, pastaj im shoq nisi të shkonte shumë shpesh tek ata. Burrin e asaj e largonte me punë diku ndërsa shkonte qëndronte gjithë ditën te shtëpia e asaj.

Ai ishte një bashkëshort shumë i mirë më përpara, por ndryshoi. Të gjithë më thonin që ai nuk ishte besnik ndaj meje, por i kundërshtoja, pasi besoja tek ai.Pastaj e pyeta, i thashë “është e vërtetë që ti më tradhton”? I thashë që nëse është e vërtetë mund të shkonte të jetonte me atë, sepse nuk doja të isha në një situatë të tillë. Ai më në fund e pranoi që më tradh/tonte.

I thashë përsëri që mund të largohej me atë, por i kërkova që të mbaja fëmijët. Ai u nda nga unë ndërkohë që edhe gruaja me të cilën më tradh/tonte u nda nga i shoqi. Mirëpo nuk pranoi të më linte fëmijët.Kam vuajttur tej mase për t’i marrë të tre, po arrita të mbaj me vete, vetëm djalin e vogël,Gertianin.