Sa jane rrogatt në Gjermani, Ja çfarë po ndodh me pagesatt e Shqiptarëve atje…(Foto)


Shumë persona janë të interesuar të punojnë në Gjermani për shkak të rrogave dhe një perspektive më të mirë. Por, sa janë rrogat në Gjermani?

Rrogat sipas profesioneve: Rrogat në Gjermani nuk mund të krahasohen me ato në Shqipëri, Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Por mos harroni: Rrogat në Gjermani llogariten si të hyra bruto. Ndërkohë që kostot e jetës, varësisht nga qyteti ku jetoni, mund të jenë shumë të larta.

Më së miri paguhen, për shembull, specialistët e stomatologjisë, të cilët mund të fitojnë rreth 117.000 euro bruto në vit. Mjekët “normalë“ fitojnë rreth 78.000 euro bruto, ndërsa menaxherët e fondeve financiare rreth 75.000 euro. Këto llogari mund të ndryshojnë varësisht nga shumë faktorë.

Shumica dërmuese e njerëzve që vijnë nga Ballkani në Gjermani fitojnë megjithatë shumë më pak, sepse ata bëjnë kryesisht punë me kualifikime më të ulëta, shkruan “tagesschau”, përcjell Klan Kosova.

Rrogat sipas profesioneve Për shembull, punëtoret në rregullimin e dhomave në hotele marrin nga 19.000 euro bruto në vit. Ndërsa pastrueset/pastruesit rreth 18.000 euro bruto.

Rroga e një parukieri/frizeri është rreth 21.000. Kamerieri paguhet rreth 22.000 euro, ndërsa punëtorët në ndonjë recepcion të hotelit mund të llogarisin me rreth 24.000 euro bruto në vit, përcjell albinfo.ch.Në gastronomi janë rrogat pak më të larta. Një kuzhinier mund të llogarisë për shembull me rreth 25.000 euro në vit. Një teknik i stomatologjisë fiton rreth 26.000, ndërsa shoferi i kamionit rreth 27.000 euro bruto në vit.

Rroga br uto është sasia e përgjithshme e parave të cilën merr një person. Nga kjo shumë duhet të hiqen tatimet, pagesat për sigurim shëndetësor, pagesat për solidarizim, tatimet për kishë (ata që janë anëtarë të kishës), pagesat në rast se mbetesh i papunë dhe të dhënat tjera të domosdoshme. Pas këtyre pagesave, mbetet rroga neto, të cilën e keni në dispozicion dhe nga e cila duhet të paguani vendbanimin, ushqimin.