Rrëfimi i një djali nga Shëngjini: U ndava nga ish-gruaja, por kur e pashë sot me një tjetër…

Krenaria shkatërron çdo gjë që dashuria ka ndërtuar, thotë një shprehje. E tillë është edhe historia e dhimbshme e një të riu nga Shëngjini, i cili ende sot po vuan pasojat e një krenarie të sëmurë. Kjo është historia e rrëfyer ai.

“Jam fejuar kur isha 29 vjeç dhe jam martuar 31. Ish-nusen e kam marrë me dashuri dhe mendoja se e respektoja shumë, sepse mendoja se ishte vajza perfekte. Por ajo nuk jetoi dot e lumtur me mua. Në lidhje kemi qëndruar shumë pak as 2 muaj, sepse ajo nuk dilte dot lirshëm, e kështu i shkova në shtëpi.U fejuam dhe gjithçka shkonte mirë, derisa unë nisa një punë me turne.

E për pasojë edhe nga lodhja nisa të mos i dedikoja kohën që ajo donte. Ishte tip energjik dhe donte të dilte, edhe në shtëpi qeshte pa arsye edhe nëse ishte me 40 temperaturë. Kurse unë kam tip i përmbajtur dhe i zymtë. Me pak fjalë po dilte në pah që ishim tipa bajagi të ndryshëm.

Patëm disa herë zënka në fejesë për shkak të këtyre mospërputhjeve, por kur vendosëm të martoheshim thamë po kalojnë në martesë. Aty gjërat u bënë ferr i vërtetë. Nga njëra anë ajo që kërkonte të isha më prezent në shtëpi, sepse kishte raste që shkoja dhe në 12 të natës, pak nga puna pak shihja ndonjë ndeshje.

E nga ana tjetër ajo nisi të më largohej, por pa bërë sherre. Nuk po e duroja atë situatë e në vend që të rrija më shumë pranë saj, se ajo nuk dilte rrinte veç me familjen time, edhe pse se kam penguar të dilte me masë, në vend që të rrija unë nga inati që po më merrte terrerin rrija edhe ma vonë, Nga 12 u bë 3 e natës.