




Fantastike për mëngjes dhe shoqëruese të këndshme për drekë, petullat mbeten një nga gatimet speciale jo vetëm për familjen por edhe miqtë e të afërmit.





Ju sugjerojmë më poshtë një recetë të lehtë dhe të shpejtë për përgatitjen e petullave gënjeshtare në shtëpi. Një mënyrë fantastike për t’i shijuar me familjen a me miqtë.Quhen gënjeshtare sepse janë të fryra nga jashtë dhe bosh nga brenda. E megjithatë, shija e tyre është fantastike.
Dikur gjyshet i gatuanin ato mëngjeseve dhe i shërbenin të ngrohta për nipërit e mbesat teksa gjithë shtëpia kënaqej me shijen e tyre të mrekullueshme.





Përgatitja e Petullave Gënjeshtare në Shtëpi
Përbërësit: 500 gr miell gruri 2 kokrra vezë të freskëta 1 gotë e gjysmë kos Dy lugë kafeje me sodë Kripë Petullat gënjeshtare, ja përbërësit sekret.
Përgatitja: Në një tas të madh shtojmë miellin, sodën dhe kripën. Krijojmë një gropëz të vogël në mes dhe aty shtojmë dy vezët dhe kosin,ditorja.