Rama jep lajmin e madh/ Ja kush do të përfitojë nga shpërblimet për fundvit: Janë gëzuar shumë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se do të ketë shpërblim për festat e fundvitit për pensionistët.”Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë në nevojë. Familjet me ndihmë ekonomike do marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lu fte me arm/ikun e padukshëm.

Mjekët, infermierët do kenë një rritje jashtëzakonisht të qënësishme të pagës së tyre. Po të kthehemi në kohë dhe të shohim se mjekët paguheshin me 340 mijë lekë të vjetra, e kupton se ku kemi ardhur. Transformimi i strukturës me standarte europiane do të vazhdojë.

Do vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit. Deri kur familja e fundit në pritje të shtëpisë së re të futen brenda ndërtesave. Keni parë që po ndërtohen shkolla që nuk kanë asnjë gjë më pak se ato në Francë apo në vende të tjera. Edhe kopshtet janë të një niveli tjetër.

Mbani parasysh që ka një sër strukturash shëndetësore që do rindërtohen paralelisht. Ne po përgatisim aktin normativ dhe pavarësisht gjithë këtyre pengesave të befasishme me të cilët na ka ndeshur tërmeti dhe pan/demia ne do vendosim 34 mln dollarë për pensionistët për vitin e ri”.