Putin paralajmëron hapjen e re në Evrope, Ja plani i tij i papritur
Rusia nuk ka dërguar që nga gushti gaz në Evropë, e që u ndërpre si pasojë e nisjes së luftës në Ukrainë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se rubinetat e gazit rus mund të hapen për të furnizuar Bashkimin Evropian, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike.
Rusia nuk ka dërguar që nga gushti gaz në Evropë, e që u ndërpre si pasojë e nisjes së luftës në Ukrainë.Rusia është akuzuar për përdorimin e furnizimeve me gaz si armë kundër Perëndimit që nga pushtimi i Ukrainës, një akuzë e mohuar vazhdimisht nga Kremlini.
“Topi, siç thonë ata, tani është në fushën e Bashkimit Evropian – le ta hapin rubinetin. Ne nuk e kufizojmë askënd në asgjë”, ka thënë Putin, duke shtuar se Moska është e gatshme të furnizojë vëllime shtesë të gazit në periudhën vjeshtë-dimër.