Publiku i kërkon largimin nga emisioni, ky është reagimi “epik” që bëri bukuroshja: Nuk largohem sepse do të më…


Shqipja është komentuar si brenda por edhe nga publiku jashtë studios, për karakterin e saj “vullkanik”. Puntatën e sotme, moderatorja e emisionit, Bora Zemani tha se ndjekës të shumtë kërkojnë largimin e Shqipes nga emisioni, e për këtë bukuroshja brune bëri një mesazh.

Ajo tha se nuk largohet nga emisioni, pasi nëse e bën një veprim të tillë, publiku do ta dëshirojë prapë rikthimin e saj. Më tej shtoi se do të përmirësohet të jetë më e përmbajtur, jo për hir të publikut, por për veten e saj.

“Unë nuk iki nga emisioni. Në momentin që unë do të nxjerr këmbën jashtë kësaj studioje, ju do të dëshironi të jem përsëri. Më pranoni kështu siç jam, por do të mendohem të përmirësohem, jo për ju por për veten time. Unë jam e qetë por varet me kë. Unë jam e kuptueshme, nuk doni ju të kuptoni”, u shpreh Shqipja.