Prej Nesër, Merret Vendimi Për Kthim Të Orës Policore Në Këto Rajone…

Objektet hotelierike, kafenetë, qendrat e fitnesit, muzetë, teatrot do të mbyllen prej nesër në 27 rajone,Rajote të Greqise të cilat janë në të ashtuquajturën zona e kuqe, dhe në të gjithë vendin hyn në fuqi ndalimi i lëvizjes, pra ora policore nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Greqia, përkatësisht 74 rajonet janë të ndara në dy zona: Zona A-e verdhë dhe zona B-e kuqe.Në të parën, e cila është “nën vëzhgim” janë 47 rajone dhe 27 të tjerat janë me të kuqe, pra “me pasiguri në rritje”, duke përfshirë pothuajse të gjithë veriun e Greqisë dhe Athinën.

Masat që do të zbatohen për të gjithë vendin janë: maskë e detyrueshme si brenda, ashtu edhe jashtë; orë policore nga mesnata deri në 05:00 të mëngjesit; e detyrueshme të paktën 50 për qind e punës nga shtëpia në sektorin publik dhe privat; onllajn leksione të detyrueshme për studentët dhe ndalim të tubimeve.

Në tërë Greqinë, dyqanet me pakicë dhe ushqime, tregjet, sallonet e flokëve, hotelet dhe shkollat ​​mbeten të hapura dhe lëvizja mes rajoneve nuk është e ndaluar.Në rajonet që janë në fazën e kuqe, objektet e hotelierisë, kafenetë, baret janë të mbyllura, me përjashtim të “delivery” dhe të “take away”, muzetë, teatrot, kinematë.