Prej dates 24 shkurt ndryshon ligji emigracionit ne Amerike, ja rregullat e reja

Nga data 24 shkurt administrata amerikane do të nisë zbatimin e rregullave të reja për emigrantët që janë përfitues të programeve për ndihmë shtetërore në Shtetete e Bashkuara.Rregulli i ri do të ndikojë në procesin e marrjes së vizës emigruese ose leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara nga qytetarë të vendeve të huaja me të ardhura të vogla.

Analisti Greenberg thotë se aplikantët nga shtete të varfa, me popullësi jo të bardhë janë në rrezik të refuzimit të vizave ose lejes së përhershme të qëndrimit, e njohur si karta e gjelbër.“Kjo do të ketë ndikim më të madh negativ tek përfituesit e kartës së gjelbër nga Meksika, Amerika qëndrore ose Karaibet, krahasuar me Evropën, Australinë ose Zelandën e Re”, tha ai.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, aplikuesve u rriten mundësite për vizë emigruese pasi shfaqin dëshmi të pasurive financiare, të hyrave, dëshmi të sigurimeve private shëndetësore, oferta punësimi në ShBA apo zotimin për mbështetje financiare nga dikush jashtë Shteteve të Bashkuara.Disa këtë e shohin si mundësi për të ruajtur fondet publike dhe përmirësimin e tregut të punës për amerikanët.

Korporata të mëdha amerikane cilësuan rregullin si pengesë për punëdhënësit amerikanë që duan të angazhojnë talentë të huaj.Rregulli po hyn në fuqi pasi drejtori i zyrës së menaxhmentit dhe buxhetit në administratën u citua të thotë se shba ka nevojë për emig rantë të li gjshëm,ditorja.