Porosisin 60 pica por nuk shkojnë ti marrin, veprimi i pronarit të lokalit i preke te gjithe

Arritën që ta transformonin një tallje që do të çonte dëm një punë të madhe, në një mundësi për të ngrohur atmosferën. Roberto Smenghi, pronari italian i lokalit ‘Alpha Game Laser Q-Fun’ në Gessate, të Milano dhe bashkëpunëtorët e tij, i shpërndanë picat që kishin përgatitur për 60 persona për të pastrehët.

Kjo pasi porosia që ishte bërë mbrëmjen e së hënës, për një tavolinë me 60 persona rezultoi tallje, dhe klientët nuk u shfaqën kurrë.

Nëpërmjet vullnetareve Smenghi vendosi që ushqimi të mos shkojë dëm, duke e shpërndarë për endacakët sa ishin ende të ngrohta.

Rasti në fjalë bëri bujë në Itali, kryesisht në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një veprim prekës.