Po tani që u fut në lojë Merkel? Ja çfarë po ndodh mes Turqisë dhe Greqisë, kë do mbrojë Gjermania?

Po tani që u fut në lojë Merkel? Ja çfarë po ndodh mes Turqisë dhe Greqisë.

BE përpiqet ta ndalojë përshkallëzimin mes Greqisë, Turqisë e Qipros në Mesdheun lindor.
Një nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtë të BE të premten pasdite, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte përshkallëzimi në Mesdheun lindor.

Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e shpimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas BE, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote. Por për momentin BE nuk do të vendosë masa ndë shkuese.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu i kishte siguruar kolegët e tij evropianë, pak para se ata të lidheshin me video, se Ankaraja nuk dëshironte që kon flikti të për shkallëzohej. Sidoqoftë, sipas Cavusoglut, edhe Greqia duhet të sillet “në mënyrë të arsyeshme”. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias theksoi se vendi i tij shpresonte se nuk do të krijohej konflikt po të “mbeten të gjithë me mendje në kokë dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”

Kancelarja Angela Merkel kishte telefonuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të qetësuar punët. Ajo u bëri thirrje të dyve për dialog dhe çshk allëzim.