Po punonte tokën, i riu nga Tepelena zbulon thesarin kulturor që fshihej aty prej mijëra vitesh

Po punonte tokën, i riu nga Tepelena zbulon thesarin kulturor që fshihej aty prej mijëra vitesh.

Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje ark eologjike.

Të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën historike të asaj zone rreth ekzistencës së jetës në periudha shumë të hershme. Pasi ka hasur diçka të çuditshme gjatë punës, i riu ka vazhduar të gërmojë më tej ku ka zbuluar brendinën e një va rri të lashtë që ze sipërfaqe rreth 2 metra katrorë.

“TemA” ka publikuar disa fotografi të këtyre gjetjeve ku bëhet fjalë për disa mbetje sk eletore-njerëzore, monedha, disa enë prej metali si dhe mbetje qaramike. Ky zbulim duket se është vetëm maja e ajsbergut, i cili sinjalizon se zbulime të tjera mund të pasojnë në të gjithë perimetrin e kësaj zone 3.5 km nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan.