Po ikni me pushime? Çfarë duhet të bëni që lulet të mos thahen për ujë

Po ikni me pushime? Çfarë duhet të bëni që lulet të mos thahen për ujë.

Ka qenë një periudhë e ngarkuar për të gjithë dhe shumë prej jush mezi presin të largohen nga shtëpia drejt detit, malit, fshatit etj.

Por kudo që të shkoni, mendimi i shtëpisë bosh që lini mbrapa nuk largohet për asnjë moment nga mendja. Po ashtu edhe gjërat që keni në të.

Vazot me lule duhen ujitur, sepse vapa është e padurueshme edhe për to.Si duhet të veproni që të kaloni pushime më të qeta? Si fillim, i tr ansferojmë vazot në nje vend të ballkonit apo verandës ku nuk bie dielli. Sa më pak diell të ketë, aq më ngadalë do të avullojë lagështia nga dheu. Para se të largohemi nga shtëpia është mirë që të bëjmë ujitjen e fundit.